Sot përkujtohet albanologu austriak Karl Paç, një ndër themeluesit e arkeologjisë ilire. Ai ka shërbyer si drejtor i Muzeut Krahinor të Bosnje-Hercegovinës dhe institutit për hulumtime Ballkanike në Sarajevë. Ai ka ndihmuar për botimin e disa veprave për Shqipërinë midis të cilëve dhe të disa autorëve shqiptarë. Rezultatet e kërkimeve arkeologjike dhe etnografike që ai i kreu në Vlorë, Berat, Apolloni, Bylis, Orik e Amantia janë pasqyruar në librin “Sanxhaku i Beratit”, që e botoi në Vjenë më 1904. Gjatë viteve 1922-1924, Karl Paç punoi në Shqipëri dhe ndihmoi në ngritjen e një muzeu Kombëtar. Në këtë kohë botoi librat “Ilirët” dhe “Gjëndja ekonimike dhe kulturore e Shqipërisë në kohën e kalueme” si dhe është autor i kapitullit për Shqipërinë në veprën kolektive “Gjeografi e tregëtisë botërore, që është botuar në Vjenë më 1926. U nda nga jeta, më 21 Shkurt 1945.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Janar 1935, lindi humoristi Skënder Sallaku, “Artist i Popullit”
-
25 Janar 1479, ushtritë turke pushtojnë Shkodrën pas 15 muajsh
-
25 Janar 1710, lindi albanologu arbëresh Pal Parrinoja
-
25 Janar 1907, unifikohet Diaspora Shqiptare, “Bashkimi” në Odesë të Rusisë
-
25 Janar 1909, doli numri i parë i revistës “Rrufeja”



