Pedagogu, dhe publicisti Izet Bebeziqi, u nda nga jeta, më 19 prill 1982. Në Vjenë, kreu arsimin e mesëm dhe filloi të lartin të cilin u detyrua ta ndërpresë për arsye të bindjeve dhe të qëndrimeve politike antizogiste. U mor me gazetari në Austri dhe Itali. Më 1933, u emërua pedagog në Shkollën Teknike të Tiranës,. Pas pushtimit të vendit, u internua si antifashist në Itali, për arsye shëndetsore u lirua. Pas kthimit, hapi gjimnazin shqip në Pejë, por sëmundja e detyroi të dalë në pension. Në bibliotekën e Shkodrës dha ndihmesën e vet për sistemimin shkencor të fondit. Izet Bebeziqi, ka lënë disa studime për letërsinë shqipe dhe për shkrimtarë të njohur si De Radën, Seremben, etj. Ai u shqua edhe në fushën e shqipërimit dhe pruri në gjuhën tonë Dante Aligerin dhe autorë të tjerë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Mars 1592, arbëreshi Lek Matranga përktheu në shqip katekizmën “E mbesuame e kërshtere”
-
20 Mars 1752, lindi sulltani i Perandorisë Osmane Abdyl Hamiti I
-
20 mars 1802, letra e Ali Pash Tepelenës për mbretin e Sicilisë
-
20 Mars 1827, Bibla, libri më i lexuar në botë u përkthye e botua në shqip nga Vangjel Meksi
-
20 mars 1880, lindi në Vranisht të Vlorës patriot Sali Murati


