Në fillim të vitit 1835, pushtuesit osmanë, filluan spastrimin e aparatit administrativ nga nënpunësit shqiptarë dhe ngritjen e taksave doganore. Të pakënaqur shkodranët, më 18 Maj 1835, shpërthyen në kryengritje. Me ta, u bashkua dhe malësia e Mbishkodrës, mirditasit dhe ulqinakët. Luftimet vazhduan edhe gjatë verës. Më 15 korrik 1835, veliu i Shkodrës, pësoi një humbje të rëndë. Pas kësaj fitoreje, kryengritja u përhap në të gjithë veriun e vendit. Kjo detyroi Portën e Lartë, të dërgojë forca të shumta, të armatosura deri në dhëmbë. Më 1 shtator, në afërsi të Lezhës, kryengritësit u thyen dhe u detyruan të tërhiqeshin.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
19 Tetor 1429, evidenca të mesjetës; Shqipëria eksportuese e madhe e lëndës drusore
-
19 Tetor 1912, lufta për mbrojtjen e Shkodrës
-
19 Tetor 1920, lindi akademiku Mark Krasniqi
-
19 Tetor 1928, greva e punëtorëve të shoqërisë konçesionare “Mazorana”
-
19 Tetor 1938, u ndalua me ligj mbajtja e plisit “qelesheve të bardha”