18 Maj 1854, Franc Bopi mbajti referatin “Mbi gjuhën shqipe në lidhjet e farefisnisë gjuhësore të saj”

Albanologu gjerman, Franc Bopi, themeluesi i gjuhësisë krahasuese indoeuropiane, më 18 Maj 1854, mbajti referatin “Mbi gjuhën shqipe në lidhjet e farefisnisë gjuhësore të saj”, ku vërtetoi se gjuha jonë, bën pjesë në familjen gjuhësore indoeuropiane dhe zë një vend të veçantë si gjuhë më vete. Referati dhe studimet e tij albanologjike patën një rëndësi të veçantë, se e bënin të njohur në Europë, jo vetëm gjuhën tonë, por edhe kulturën e lashtë shqiptare dhe Shqipërinë në përgjithësi, si pjesë e familjes së madhe europiane.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare