Pioneri i Shkencës së Veterinarisë shqiptare, Prof. Dhimitër Vavakos, i cili u lind më 17 Qershor 1907. Në vitin 1932, u diplomua në Itali dhe iu propozua vendi i asistentit në Universitetin e Milanos, por u kthye në Atdhe dhe punoi si veteriner në rrethin e Kukësit. Me ndërhyrjen e Doktor Bilal Golemit, u dërgua për specializim në bakteriologji dhe pas kthimit, punoi me Doktorin në laboratorin Veterinar dhe më pas e drejtoi atë. Veprimtarinë shkencore Prof. Vavako, ia kushtoi studimit të etiologjisë, metodave të diagnozës dhe të profilaksisë së shumë sëmundjeve të kafshëve. Ai është autor i shumë punimeve shkencore, në fushën e mikrobiologjisë e të epizootologjisë. U mor me përgatitjen e vaksinës dhe të serumit, kundër plasjes dhe me metodat e reja për titrimin e tyre, me çështje të ndryshme epizootologjike e të parambrojtjes specifike të brucelozës enterotoksemisë e të zbokthit, prodhimin e një vaksine kundër paratifos së dhenëve, etj. Ai drejtoi Laboratorin Qëndror Veterinar, mbi bazën e të cilit ngriti Institutin e Kërkimeve Veterinare.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
8 Shtator, dita e solidaritetit të gazetarëve
-
8 Shtator 1614, në Kuvendin e Kuçit, mblidhen nga gjithë Ballkani krerët e lëvizjeve antiosmane
-
8 Shtator 1908, në nder të Ismail Qemalit Klubi “Labëria” organizon shfaqje artistike në Vlorë
-
8 Shtator 1909, u mbajt Kongresi Mbarëshqiptar Arsimor i Elbasanit
-
8 Shtator 1939, lindi Ahmet Hajdari, pioner i hapjes së shkollave shqipe në Maqedoni