Profesor Pandeli Cina, u lind më 16 Korrik 1932. Arsimin e lartë, e kreu në Akademinë Mjekësore të Varshavës. Pas kthimit në Atdhe, drejtoi spitalin e Çorovodës dhe gjatë viteve 1961-1967, ishte shef i repartit të sëmundjeve të brëndëshme dhe i kabinetit të kardiologjisë në spitalin e Beratit. Tetë vjet ka qënë pedagog dhe drejtues i arsimit Pasuniversitar në Fakultetin e Mjekësisë, në Tiranë. Përsëri transferohet në Berat dhe përsëri, kthehet në Tiranë. Profesor Çina, është autor i disa teksteve dhe studimeve mjekësore. Universiteti i Teksasit në SHBA, i dha diplomën me motivacionin, “Në njohje të arritjeve të shquara akademike në kardiologji”. Në vitin 1995, u pranua anëtar i Akademisë së Shkencave të Nju Jorkut. Në Shqipëri, është Kryetar i Forumit të Intelektualëve Shqiptarë dhe zevendës president, i Urdhërit të Mjekëve”. Nga pena e kardiologut të shquar, kanë dalë dy vëllime poetike, disa shqipërime të autorëve të huaj si dhe shkrime publicistike mbi demokracinë dhe karakterin kombëtar.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
30 Qershor 1899, u botua në gazetën “La Nacione Albanese” memorandumi që iu dërgua Sulltanit nga mërgimtarët tanë në Bukuresht
-
30 Qershor 1903, lindi në Korçë, pedagogu, historiani, “Mësuesi i Popullit” Petraq Pepo
-
30 Qershor 1912, Çeta e Abdi Toptanit, ndërmori një sulm të befasishëm kundër pushtuesve turq në Krujë
-
30 Qershor 1920, Kryqi i Kuq Amerikan, kishte ngritur në Shkodër një spital me 135 shtretër
-
30 Qershor 1932, lindi në Lushnje, regjizori dhe pedagogu i shquar Kujtim Spahivogli