Në Fletoren Zyrtare, të datës 12 Mars 1938, u botua “Ligji mbi tregëtinë e jashtme”. Ai ndalonte importin e mallrave nga shtetet me “bilanc tregtar jo normal”. Bilanc tregëtar normal ligji konsideronte, kur eksporti shqiptar në atë shtet ishte jo më i ulët se 70% të eksportit të mallrave të atij shteti në Shqipëri. Ligji rregullonte kontrollin e llojit të mallrave të importuar, liçencat për importin e mallrave nga privatët etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
6 Mars 1913, ushtria greke pushtoi Janinën
-
6 Mars 1920, krerët e veriut lidhin besën në Shkodër për të mbrojtur vendin
-
6 Mars 1922, lindi Qemal Draçini, gazetar e pedagog
-
6 Mars 1925, u përfundua traktati për bashkëpunim me Italinë aq shumë i kontestuar nga opozita
-
6 Mars 1937, Parlamenti shqiptar miratoi ligjin “Mbi ndalimin e mbulimit të fytyrës”

