Kryetari i dërgatës shqiptare në Konferencën e Paqes, Luigj Bumçi, më 11 Shkurt 1920, i dërgoi telegram Kryeministrit të Qeverisë Angleze Llojd Xhorxh, njëkohësisht kryetar i konferencës. Bumçi kërkonte të hiqej dorë nga plani për copëtimin e Shtetit Shqiptar. “Të ndamet e Shqipnis ndërmjet italjanësh, serbësh e grekësh, ose të nënështruemit e saj, nëpër një forme çfarëdo, nën rojën e këtyre shteteve që kanë pas kurdoherë qëllime aneksuese mbi truallin shqiptar, ka për të pas pasojat më të liga për kombin shqiptar” thuhej në telegram.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
Janar 1621, relacion i Pjetër Budit; shqiptarët janë të vendosur të vazhdojnë luftën
-
Janar 1621, relacion i Pjetër Budit; shqiptarët janë të vendosur të vazhdojnë luftën
-
2 Janar 1889, lindi Tito Skipo, këngëtar i famshëm arbëresh
-
2 Janar 1942, Shqipëria nënshkruan paktin kundër fuqive të boshtit
-
2 Janar 1946, Mbretëria Shqiptare u shpall de jure e jashtëligjshme


