Pulla e parë shqiptare u emëtua, më 1 Maj 1913. Ajo është një vulë e rrumbullakët, me diametër të jashtëm 37.8 milimetra. Me të janë vulosur 2232 pulla. Edhe tri emisione të tjera të Qeverisë së Vlorës, u bënë me vulosje me dorë. Këto janë pullat e para shqiptare, shumë të rralla dhe me vlera të mëdha filatelike dhe monetare.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
18 Qershor 1785, Karamahmut Pashë Bushatlliu me ushtrinë shkodrane, sulmoi Malin e Zi
-
18 Qershor 1878, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, miratoi një seri vendimesh, që u përfshinë në atë që u quajt “Libër i vendimeve”
-
18 Qershor 1880, “Komiteti Shqiptar i Stambollit”, i dërgoi Konferencës së Berlinit një protestë
-
18 Qershor 1914, në portin e Durrësit dhe të Shëngjinit, u ankoruan luftanijet angleze dhe franceze
-
18 Qershor 1922, në Shkodër u formua Lidhja e Mësuesve Shkodranë