Në një familje intelektuale elbasanase, më 20 Mars 1917, u lind Roza Buda një nga mjeket e para shqiptare. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe më pas, ndoqi Institutin Kyrias në Korçë, ku veç të tjerave përvetësoi shkëlqyeshëm gjuhën angleze dhe franceze. Studimet e larta i ndoqi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Vjenës. Pas diplomimit, 6 vjet praktikoi dijet e fituara në klinikën pediatrike të Vjenës dhe më 1946, kthehet në Atdhe. Në maternitetin e Tiranës, punoi nën drejtimin e gjinekologut të shquar Jani Basho. Më pas, shërben edhe si mjeke pediatre në Poliklinikën e kryeqytetit dhe njëherësh shkruante artikuj shkencorë dhe përgjithësues që botoheshin në shtypin e vendit por dhe jashtë. Shumë vite Roza Buda drejtoi me profesionalizëm dhe humanizëm të lartë Befotrofin e Tiranës. Atje e përfundoi karrierën e saj mjekësore dhe doli në pension në vitin 1973.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
7 Maj 1485, u laurua për filozofi Nikollë Leonik Tomeu, apo siç quhej shpesh dhe Epirioti
-
7 Maj 1840, u lind Pjotër Iliç Çajkovski, një nga kompozitorët më të shquar rus dhe botëror
-
7 Maj 1861, u lind një nga figurat më të shquara të letërsisë dhe shkencës indiane, Rabindranat Tagora
-
7 Maj 1879, delegatët e Lidhjes së Prizrenit në Prishtinë kërkuan të administronin vetë gjykatat
-
7 Maj 1914, andartët grekë sulmuan Nikolicën dhe Arrezën