Në përfundim të luftës Ruso-Turke, më 3 Mars të vitit 1878, përfaqësuesit e të dy palëve nënshkruan në Shën Stefan, traktatin që u quajt “Traktati i Shën Stefanit”. Sipas tij, një pjesë e madhe e tokës shqiptare, që njihej si pjesë e Perandorisë Osmane, i kalonin shteteve fqinje. Duke favorizuar krijimin e një Bullgarie të madhe, Rusia e detyronte Turqinë, t’i jepte asaj viset shqiptare të Tetovës, Kërçovës, Gostivarit, Dibrës, Strugës, Pogradecit dhe Korçës. Po kështu i liheshin Malit të Zi, Ulqini, Tivari, pjesa më e madhe e liqenit të Shkodrës, Hoti, Gruda dhe Plava, ndërsa Serbia shtrihej deri në afërsi të Mitrovicës. Cungimi i trojeve shqiptare shkaktoi shumë revolta, gjë që çoi në krijimin e Lidhjes së Prizrenit. Traktati cënonte dhe interest e Fuqive të Mëdha Europiane, të cilat nuk mund të pranonin rritjen e influencës ruse, në rajonin e Ballkanit. Kjo çoi në thirrjen e Kongresit të Berlinit, që shfuqizoi shumë nga përfundimet e Traktatit të Shën Stefanit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
27 Prill 1463 u nënshkrua në Shkup marrëveshja me forcat osmane
-
27 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i bajraktarëve të Lezhës dhe Mirditës
-
27 Prill 1916 shtypi Rumun shkruan për arkitektin shqiptar Kristo Sotiri
-
27 Prill 1924 doli numëri i parë i gazetës së përjavëshme “Tirana”
-
27 Prill 1937 shtypi shqiptar shkruan për ardhjen në Shqipëri të Kontit Ciano