Në Qëndrën e Shtypit të Komunitetit Europian në Tiranë, më 18 Mars 1998 u hap ekspozita me punime të panjohura të Piktorit të Popullit Abdurrahim Buza. Punimet ishin mbledhur nga mjediset familjare të piktorit dhe të miqve të tij dhe nga disa koleksione private nëpër botë. Ekspozita qëndroi e hapur disa ditë; u vizitua nga shumë shikues dhe pati jehonë në shtyp dhe në kritikën artistike. Abdurrahim Buza mbetet një ndër penelet më të fuqishme shqiptare që shquhet për stilin e tij origjinal dhe motivet kombëtare. Më shumë se 500 piktura dhe mbi 10000 vizatime dhe grafika janë ekspozuar në të gjithë ekspozitat kombëtare, që janë hapur në vendin tonë edhe pas vdekjes së autorit: Por punimet e tij kanë pasur shumë sukses edhe në ekspozita bienale dhe galeri të huaja, duke filluar nga Italia, Austria, Franca, Gjermania, Kina, Bullgaria, Armenia, Greqia, Maqedonia, Kosova e deri në Australinë e largët.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
6 Maj 1403, vendimi i Senatit të Venedikut shkruan për mbrojtjen e Shkodrës
-
6 Maj 1936, Qeveria e Mehdi Frashërit solidarizohet me agresionin fashist
-
6 Maj 1937, përurohet pavioni i martenitetit pranë Spitalit Zogu I në Tiranë
-
6 Maj 1928, miratohet ligji mbi shkollat e mesme
-
6 Maj 1952, lindi gazetari kosovar Shaban Arifaj