Një grup intelektualësh shqiptarë, me ndihmën e disa esnafëve dhe tregëtareve voskopojarë dhe korçarë, themeluan më 1750, “Akademinë e re” të Voskopojës, mësonjëtore me programin e shkollave të mesme të vendeve më të përparuara të Europës. Shumica e pedagogëve dhe arsimtarëve të saj ishin vendas, që kishin kryer studimet në universitetet europiane. Ate hartuan edhe tekstet shkollore, që u botuan në shtypshkronjën e Voskopojës, një nga më të rrallet në gjithë perandorinë Osmane. Voskopoja dhe “Akademia e saj e re”, mbetën një nga qëndrat më të rëndësishme të zhvillimit të artit dhe të kulturës mesjetare shqiptare. Ato kishin lidhje të ngushta me shumë vende të Europës dhe institucionet e tyre arsimore dhe kulturore.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
19 Tetor 1429, evidenca të mesjetës; Shqipëria eksportuese e madhe e lëndës drusore
-
19 Tetor 1912, lufta për mbrojtjen e Shkodrës
-
19 Tetor 1920, lindi akademiku Mark Krasniqi
-
19 Tetor 1928, greva e punëtorëve të shoqërisë konçesionare “Mazorana”
-
19 Tetor 1938, u ndalua me ligj mbajtja e plisit “qelesheve të bardha”