Në fillim të Prillit 1941, pushtuesit italianë ngritën radiostacionin e Korçës. Trasmetimet e rregullta filluan, më 8 Prill të atij viti. Fashistët synonin t’a shfrytëzonin Radio-Korçën, për nevojat e propagandës së tyre, por personeli kërkonte-dhe gjente kanale, për ta bërë atë të dobishëm për popullin dhe vendin. Në shtator të vitit 1943, njësiti i rezistencës antifashiste të Radios, në bashkëpunim me njësitin gueril partizan të Korçës, në mes të ditës, e çmontuan radiostacionin dhe e transportuan në Bakull të Voskopojës. Ai u shfrytëzua gjatë Kongresit të Parë të Rinisë Antifashiste, që u mbajt në Helms të Skraparit. Pas çlirimit, radiostacioni u rivendos në Korçë dhe deri në vitin 1980, vazhdoi të përhapë emisionet, që dëgjoheshin në të gjithë vendin.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
28 Shtator 1730, bashkë me 1200 Shqiptarë Halil Patrona, rrëzoi nga froni Sulltan Ahmetin e III në Stamboll
-
28 Shtator 1925, u formua Kabineti Presidencial i Zogut
-
28 Shtator 1942 , shënohet operacion masiv i fashistëve për të eleminuar Çetën e Pezës
-
28 Shtator 1943, Patrioti çam Izet Malo, ra në mbrojtje të Konispolit
-
28 Shtator 1944, u mbajt në Lozhan të Korçës, Konferenca e Arsimtarëve Antifashistë