Në Çereneçin e sipërm të Dibrës, më 8 Korrik 1944, ra dëshmor komandanti i Batalionit Partizan “Antonio Gramshi”, Tercilio Kardinale. Batalioni u formua me ushtarë italianë, që pas kapitullimit të regjimit fashist të Musolinit, u hodhën vullnetarisht në luftë kundër nazistëve, bashkë me armatimet e tyre. Tercilio Kardinali, udhëhoqi 170 bashkëluftëtarët e tij antifashistë në luftimet e zhvilluara në Skrapar, Mallakastër, Gore, Opar, Mokër, Dumre, Sulovë, Çermenikë, Dibër, Mat e Krujë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Janar 1882, u vra i rrethuar Ali Pashë Tepelena
-
24 Janar 1732, lindi dramaturgu Orgyst Bomarshe, veprat e tij janë luajtur në Tiranë
-
24 Janar 1889, lindi Viktor Eftimiu, shkrimtar i famshëm rumun me prejardhje shqiptare
-
24 Janar 1900, lindi Kol Mirdita; poet shkodran
-
24 Janar 1919, u shua në Itali Ismail Qemali


