Në Çereneçin e sipërm të Dibrës, më 8 Korrik 1944, ra dëshmor komandanti i Batalionit Partizan “Antonio Gramshi”, Tercilio Kardinale. Batalioni u formua me ushtarë italianë, që pas kapitullimit të regjimit fashist të Musolinit, u hodhën vullnetarisht në luftë kundër nazistëve, bashkë me armatimet e tyre. Tercilio Kardinali, udhëhoqi 170 bashkëluftëtarët e tij antifashistë në luftimet e zhvilluara në Skrapar, Mallakastër, Gore, Opar, Mokër, Dumre, Sulovë, Çermenikë, Dibër, Mat e Krujë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate