Në Elbasan më 7 Shtator 1910, u lind Profesor Aleksandër Buda, historin i shquar, kryetar i Akademisë së Shkencave, “Mësues i Popullit” . Pas diplomimit në Austri, dha mësim në Korçë e Tiranë, mori pjesë në Lëvizjen Nacionalçlirimtare, një nga drejtorët e parë të Bibliotekës Kombëtare, themelues dhe pedagog i institucioneve të larta arsimore dhe Universitetit të Tiranës, deputet i Kuvendit Popullor. Aleks Buda, ka lënë një trashëgimni të pasur studimore në fushën e historisë, sidomos asaj mesjetare dhe epopesë 25-vjeçare të udhëhequjr nga Gjergj Kastrioti.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
17 Qershor 1984, u zbulua një rrasë varri e vitit 1201, që flet për principatën e Arbërit
-
17 Qershor 1815, lindi luftëtari trim Dasho Shkreli
-
17 Qershor 1878, Kuvendi Kombëtar i Lidhjes së Prizrenit, miratoi “Statutin e Lidhjes Shqiptare”
-
17 Qershor 1907, lindi pioneri i shkencës së veterinarisë shqiptare, Prof. Dhimitër Vavakos
-
17 Qershor 1912, mësuesi Jani Minga organizoi një shfaqje artistike, në shkollën shqipe të Kaninës