Në Selanik, më 5 Gusht 1923, u nda nga jeta atdhetari ynë, veprimtari i shquar i Rilindjes Kombëtare dhe i periudhës së Pavarësisë, Pandeli Çala. Mësimet e para, i mori në Liceun Francez në Egjipt. U diplomua në Universitetin e Kajros. Që student, u angazhua me lëvizjen patriotike të mërgimtarëve shqiptarë në Egjipt, Turqi dhe Rumani. Në vitin 1908, është ndër pjesëmarrësit aktivë të Kongresit të Manastirit, anëtar i Komitetit për Lirinë e Shqipërisë. Pandeli Çala ishte njeri i penës por dhe i pushkës, kur duhej. Me 1908, dha ndihmesën e vyer për ngritjen dhe zhvillimin e veprimtarisë artistike dhe patriotike të bandës frymore “Liria”, të Korçës dhe kur shpërthyen kryengritjet e përgjithshme antiosmane, që shpunë në ngritjen e flamurit në Vlorë, ai organizoi çetat e luftës për liri dhe vetë u rreshtua me armë në dorë dhe luftoi përkrah Muharrem Rushitit dhe çetës së tij, që vepronte në Çamëri. Mori pjesë ne çetat e Lushnjës, Vlorës dhe Cakranit, përfaqësoi luftëtarët e lirisë në Kuvendin e Sinjës, firmosi aktin e Pavarësisë në Kuvendin e Vlorës, më 28 Nëntor 1912.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
12 Dhjetor 1466, Skënderbeu mirëpritet por nuk ndihmohet nga Vatikani
-
12 Dhjetor 1912, Gjergj Matias përshëndet fitoren e Ismail Qemalit
-
12 Dhjetor 1916, numri i parë i të përkohëshmes “Gazeta e Korçës”
-
12 Dhjetor 1921, Rauf Fico emërohet ministër në qeverinë e shkurtër të Idhomen Kosturit
-
12 Dhjetor 1927, Ahmet Zogu merr titullin Shpëtimtar i Kombit



