Mbrëmjen e 31 Dhjetorit 1937, Tefta Tashko dhe pianistja Lola Aleksi, dhanë një koncert festiv në Oborrin Mbretëror në Tiranë. Ishin të pranishëm Mbreti Zog I, familja mbretërore dhe shumë të ftuar të tjerë. Artistët interpretuan pjesët e huaja, klasike dhe këngë popullore. Theksojmë se ky ishte rasti i parë, që mbrëmja e vitit të ri festohej zyrtarisht në vendin tonë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
14 Dhjetor 1447, Skënderbeu përmbyll marrëveshjen me mbretin e Napolit
-
14 Dhjetor 1913, Ismail Qemali demaskon ndërhyrjet brutale të Fuqive të Mëdha
-
14 Dhjetor 1922, Parlamenti Shqiptar miraton “Kanunoren” si kushtetutë
-
14 Dhjetor 1924, shënohet fundi i Qeverisë së Nolit
-
14 Dhjetor 1929, Ankaraja suprimon Legatën Mbretërore Shqiptare

