Më 30 Maj 1913, përfundoi Lufta Ballkanike. Atë ditë në Londër, u nënshkrua Traktati i Paqes midis Bullgarisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë nga njëra anë dhe Turqisë nga ana tjetër. Ky akt ngjalli pakënaqësi si në Ballkan, ashtu dhe jashtë tij dhe ishte një nga shkaqet që një muaj më vonë të shpërthente Lufta II Ballkanike. Sipas nenit 3 të këtij Traktati, Fuqive të Mëdha (Gjermanisë, Austro-Hungarisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Rusisë) ” u lihej kujdesi që të rregullonin caktimin e kufijve dhe çdo çështje tjetër, që kishte të bënte me Shqipërinë.” Kjo praktikisht shënon fundin e sundimit otoman në Shqipëri.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Janar 1882, u vra i rrethuar Ali Pashë Tepelena
-
24 Janar 1732, lindi dramaturgu Orgyst Bomarshe, veprat e tij janë luajtur në Tiranë
-
24 Janar 1889, lindi Viktor Eftimiu, shkrimtar i famshëm rumun me prejardhje shqiptare
-
24 Janar 1900, lindi Kol Mirdita; poet shkodran
-
24 Janar 1919, u shua në Itali Ismail Qemali



