Më 29 Gusht 1911, doli numëri i parë i gazetës se përjavëshme politike e shoqërore në gjuhën shqipe, pjesërisht dhe turqisht, “Shkupi”. Vijoi me disa ndërprerje, deri në vitin 1912. E drejtonte Jashar Erebara. Gazeta mbronte interesat tona kombëtare. Trajtoi në mënyrë të veçantë, ngjarjet dhe problemet e Kryengritjes së Përgjithshme, të vitit 1912.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
12 Shkurt 1882, në Shkodër u luajt drama e poetit arbëresh Leonardo de Martino
-
12 Shkurt 1891, lindi Petref Pogoni, arsimtar i dekoruar me Urdhërin “Kalorës i Legjionit të Nderit”
-
12 Shkurt 1919, Qeveria e Durrësit kërkon kthim të mëvetësisë
-
12 Shkurt 1931, në atentatin kundër Zogut në Vjenë, mbeti i vrarë adjutanti i tij Llesh Topollaj
-
12 Shkurt 1932, lindi në Përmet mjeku Mantho Nakuçi


