Pas shtypjes së Revolucionit të Qershorit dhe triumfit të legalitetit, në të gjithë vendin u shpall gjendja e shtetrrethimit. Të gjithë Prefekturat, u vunë nën urdhrat e komandantëve të operacionit, u shpërndanë të gjithë klubet dhe shoqatat demokratike, u ndalua liria e shtypit dhe e fjalës. U shpërnda ushtria kombëtare që mori pjesë në revolucion dhe u zëvendësua me milicinë mercenare, u suprimua Ministria e Luftës dhe Ministra e Arsimit, personeli i të cilave ishte bashkuar me revolucionin. Të gjitha këto masa synonin vendosjen e një diktature që pasoi me përndjekje të mëdha.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
18 Tetor 1081, Aleks Komneni u shpartallua në kodrat e Durrësit
-
18 Tetor 1448, Huniadi u thye në Fushë Kosovë
-
18 Tetor 1861, u lind Gjerasim Qiriazi, pedagog e publicist
-
18 Tetor 1892, lindi Athanas Shundi, mjek dhe atdhetar
-
18 Tetor 1913, shqiptarët e Mançesterit mbështesin Qeverinë e Ismail Qemalit