Në kuadrin e Pranverës së Frankofonisë në Shqipëri u prezantua nga data 26 Mars deri në 13 Prill 2014 Ekspozita “Historia e Francës e treguar përmes publicitetit”. Ekspozita, u mbajt në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe prezantoi rreth 60 dokumente publicitare (afisha, reklama të publikuara në shtypin e shkruar, etiketa të pijeve ose djathrave, etj.) të zgjedhur në koleksionin e pasur të bibliotekës Forney/Hôtel de Sens. Kjo ekspozitë risolli historinë e Frances përmes një galerie humoristike të heronjve francezë. Ajo korri një sukses të madh gjatë prezantimit në Paris, ku u vizitua nga më shumë se 15 000 vizitorë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
11 Mars 1851, u luajt për herë të parë opera “Rigoleto”
-
11 Mars 1911, doli në Bullgari numri i parë i gazetës “Liri e Shqipërisë”
-
11 Mars 1920, repartet ushtarake Franceze i dorëzuan Shkodrën forcës kombëtare Shqiptare
-
11 Mars 1923, u mbajt në Korçë demostrata e bukës
-
11 Mars 1933, lindi aktori shqiptar Vangjel Heba

