Shkrimtari i shquar Petro Marko u lind në Dhërmi, më 25 Nëntor 1913. Shkrimet e para i botoi, që kur ishte nxënës në Shkollën Tregëtare të Vlorës. Ishte pjesëmarrës në Luftën e Spanjës dhe i kushtoi asaj romanet “Hasta la vista” dhe “Qyteti i fundit”. Petro Marko ka lënë një trashëgimi të pasur letrare e gazetareske, krijime në prozë e poezi. Ndër veprat e tij përmendim vëllimin me vargje “Horizonti”, romanet “Ara në mal”, “Stina e armëve”, “Ultimatumi”, “Nata e Ustikës”, disa vepra për fëmijë, si “ Shpella e Piratëve”, vëllim biografik “Halim Xhelo” etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
4 Dhjetor 1399, Venediku kërkon llogari për kryengritjen e Shkodrës dhe Drishtit
-
4 Dhjetor 1879, Muhtar Pasha tërhiqet nga Plava dhe Gucia
-
4 Dhjetor 1912, Hasan Xhiku ngre flamurin kuq e zi në Gjirokastër
-
4 Dhjetor 1912, Kuvendi i Vlorës miraton qeverinë e parë Shqiptare
-
4 Dhjetor 1912, u krijua Ushtria Shqiptare

