Këngëtari Zihni Berati, u lind më 24 Prill 1922. “Shkolla e parë muzikore” për të ishte qyteti i lashtë i këngëve, por dhe familja e tij e talentuar. Vëllai i tij Naxhiu, një violinist virtuoz, e afroi me pedagogun italian Andrea Velo, por dhe me mikrofonin e Radios. Arsimin muzikor e vazhdoi pas çlirimit, në Liceun Artistik. Me krijimin e Filarmonisë dhe më pas të Teatrit të Operas dhe Baletit, u hapën perspektiva të gjëra për këngëtarin. Ai interpretoi që në operan e parë “Rusalka”, të vënë në skenën tonë dhe vazhdoi të skalitë 24 role parësore operistike, nga veprat e autorëve tanë dhe të huaj. Partnerë të tij, ishin artistët tanë më të shquar por edhe solistë të ardhur nga vendet e tjera. Zihni Berati, ka zhvilluar edhe një veprimtari të dendur koncertore.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
7 Gusht 318 lindi Kostanci II, perandor romak me prejardhje ilire
-
7 Gusht 1499, nga letra e Martin Firmanos mësojmë se shqiptarët në pamundësi të paguajnë haraçin organizojnë kryengritje të armatosur kundër Perandorisë Osmane
-
7 Gusht 1833, sundimtari turk Ali Namik Pasha organizon një sulm të befasishëm në veri të Shkodrës
-
7 Gusht 1888, shqiptarët e Bukureshtit botuan numrin e parë të gazetës “Shqiptari”
-
7 Gusht 1941, sipas Dekretit Mbretëror të Viktor Emanuelit u krijua e ashtuquajtura “Shqipëri e Madhe”