Në Vlorë, më 24 Gusht 1913, doli numëri i parë i gazetës zyrtare të shtetit të pavarur shqiptar “Përlindja e Shqipërisë”. Dilte dy herë në javë dhe vazhdoi botimin e vet, deri në vitin 1914. Botonte lajme ekonomike, politike, shoqërore dhe kulturore. Mbështeti politikën e Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës, të kryesuar nga Ismail Qemali; mbrojti të drejtat e popullit shqiptar dhe kufijtë e Shqipërisë, kundër synimeve grabitqare të shovinistëve fqinjë dhe intrigave dhe pazarllëqeve të diplomacisë së huaj. “Përlindja e Shqipërisë” ishte për unitetin e popullit shqiptar dhe bëri thirrje për bashkimin e tij pa dallim feje dhe krahine.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
13 Dhjetor 1877, formohet Komiteti i Stambollit
-
13 Dhjetor 1909, drama “Besa” e Sami Frashërit
-
13 Dhjetor 1913, Fuqitë e Mëdha urdhërojnë tërheqjen e grekëve nga tokat shqiptare
-
13 Dhjetor 1920, Qeveria e Iljaz Vrionit shpreh vullnetin për fqinjësi të mirë
-
13 Dhjetor 1928, Konventa mbi shërbimin konsullor midis Shqipërisë dhe Greqisë


