Më 23 Shkurt 1921, u lind albanologu i shquar Italian Xhovani Batista Pelegrini, profesor i Universitetit të Pizës, Triestes dhe Padovës, anëtar i shumë institucioneve dhe akademive italiane dhe të huaja. Profesor Pelegrini ka dhënë një ndihmesë të madhe në studimin dhe lëvrimin e gjuhës shqipe. Ai ka botuar një seri artikujsh studimore dhe monografi që i kalojnë 1000 faqe shtypi, ku trajtohen probleme të ndryshme të shqipes, kryesisht që kanë të bëjnë me historinë e saj të lashtë. Në vitin 1977 botoi “Hyrje në studimin e gjuhës shqipe” me 336 faqe dhe ilustrime. Më pas erdhi “Kërkime linguistike ballkanike-danubiane” ku gjuha shqipe zë 3 kapituj dhe më pas më 1995 “Hyrje në gjuhësinë shqiptare” me 277 faqe dhe hartat që e shoqërojnë studimin.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
1 Shkurt 366, u shua August Juliani “Perandori Filozof” me origjinë ilire
-
1 Shkurt 1911, Mihal Grameno botoi në Korçë gazetën “Koha”
-
1 Shkurt 1914, ndërkombëtarët i kërkojnë Esat Pashë Toptanit të japë dorëheqjen
-
1 Shkurt 1920, filloi zyrtarisht punën Qeveria e Kongresit të Lushnjes
-
1 Shkurt 1935, lindi gjeologu i shquar Vasfi Duka


