Në Selanik të Greqisë, më 20 Shtator 1910, u lind në një familje të pasur tregëtare Aleko Turtulli. Arsimin fillor dhe të mesëm i përfundoi në Korçë. Në Francë u diplomua inxhinier komercial. Atje ndoqi disa universitete dhe specializime dhe u kthye në atdhe si një nga ekonomistët më të shquar për tregëti dhe financë. U mor me tregëtinë e familjes, kryesisht me material ndërtimi. Pas çlirimit, si shumica e njerëzve të klasës së tij iu nënshtrua përndjekjeve dhe persekutimeve.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
1 Shkurt 366, u shua August Juliani “Perandori Filozof” me origjinë ilire
-
1 Shkurt 1911, Mihal Grameno botoi në Korçë gazetën “Koha”
-
1 Shkurt 1914, ndërkombëtarët i kërkojnë Esat Pashë Toptanit të japë dorëheqjen
-
1 Shkurt 1920, filloi zyrtarisht punën Qeveria e Kongresit të Lushnjes
-
1 Shkurt 1935, lindi gjeologu i shquar Vasfi Duka
