Regjizori Sokrat Mio, Artisti i Merituar, u lind më 16 Mars 1902. Studimet për regji i mbaroi në Akademinë Dramatike-muzikore në Paris. Pas diplomimit u kthye në Atdhe dhe punoi si regjizor i shoqërisë “Vllaznia”, të Shkodrës. Vepra e parë që vuri në skenë me amatorët shkodranë ishte “Vilhelm Teli” i Shilerit, që u ndalua nga censura e Zogut. Punoi më pas, me shoqërinë jashtëshkollore “Rinia korçare”. Shfaqja e dramës “Armiku i Popullit”, u shndërrua në një manifestim të shikuesve kundër regjimit të kohës. Gjatë luftës Nacionalçlirimtare u bashkua me luftëtarët antifashistë. Më 1944, në Lavdar ngriti grupin teatror partizan dhe vuri në skenë “Epopenë e Ballit Kombëtar”, të Shefqet Musarait dhe “14 vjeç dhëndër” të Çajupit. Sokrat Mio, ishte ndër themelonjësit e Teatrit Popullor dhe më pas të teatrit profesionist të Korçës, “Andon Zako Çajupi”. Ai ka vënë në skenë disa nga pjesët më të mira të Molierit, Gogolit, Goldonit, etj., si dhe krijime të dramaturgëve tanë si, Mihal Grameno, Foqion Postoli, Kol Jakova, Spiro Çomora, etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Tetor 1774, vëllezërit Zografi pikturojnë në Voskopojë
-
25 Tetor 1880, Sulltani ndërron pashallarët për të pushtuar Ulqinin
-
25 Tetor 1887, Francesco Krispi: autonomia e Shqipërisë pa gjak
-
25 Tetor 1893, Gjergj Theodhori vihet në krye të shoqërisë “Dituria” të Rumanisë
-
25 Tetor 1915, lindi Veli Stafa, poet


