Në afërsi të fshatit Peshtan, më 11 Prill 1914, u zhvillua një betejë midis forcave greke dhe xhandarmërisë shqiptare. Në fushën e betejës pati disa të vrarë dhe të plagosur nga të dy anët. Qeveria greke, megjithëse i kishte liruar tokat shqiptare me protokoll ndërkombëtar, çdo ditë kryente akte agresive, duke e justifikuar këtë, se ato janë vepër e andartëve të së ashtuquajturës “qeveri epiriote”. Ndërkohë oficerët hollandezë, që shërbenin në xhandarmërinë shqiptare, raportonin se ato ishin njësi të rregullta të ushtrisë greke.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
4 Mars 1448, Venediku caktoi 1000 dukate në vit për atë që do të vriste Gjergj Kastriotin
-
4 Mars 1615, përkujtohet piktori gjerman Hans Fon Ahen; përjetësoi figurën e strategut Gjergj Basta
-
4 Mars 1778, lindi kompozitori i shquar Vivaldi; kompozoi një opera për Skënderbeun
-
4 Mars 1952, u shfaq në teatër pjesa “Revizori” në nder të përvjetorit të Nikollai Gogolit
-
4 Mars 1930, Qeveria e Koço Kotës i la vendin asaj të Pandeli Evangjelit



