Në qytetin e Durrësit, me 11 Mars 1933, u lind aktori i skenës dhe ekranit shqiptar Vangjel Heba, “Artist i Merituar”. Rrugën e artit e nisi si amator. Më pas, përfundoi Shkollën e Mesme Artistike dhe dy vjet specializim për regjizor, pranë Teatrit Kombëtar në Tiranë. Duke u bërë aktor profesionist i trupës së Durrësit, interpretoi dhe krijoi një galeri të tërë figurash artistike. Që nga viti 1959, u angazhua dhe në kinostudion “Shqipëria e Re”. Atë vit, luajti rolin e Vasilit në filmin “Furtuna”, më pas vijuan edhe 20 role të tjera kinematografike. I suksesshëm u prezantua ai në ekranin tonë, me filmin “Toka jonë” të Hysen Hakanit, “Njësiti gueril”, “Ilegalët”, “Vajza me kordele të kuqe”, “Gracka”. Filmi i tij i fundit ishte, “Vetmi”, që u realizua në vitin 1990.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
19 Maj 1456, në betejën e Oranikut, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, korri një fitore të dyfishtë
-
19 Maj 1835, u zhvillua një betejë e përgjakshme, në rrugët e qytetit të Shkodrës
-
19 Maj 1879, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, i parashtroi autoriteteve osmane, njohjen e autonomisë për administratën gjyqësore
-
19 Maj 1894, u lind Muharem Bajraktari, në Ujmishte të Lumës
-
19 Maj 1911, u lind Shyqo Basha, Doktori i Shkencave Mjekësore