Bota shkencore shqiptare, më 10 Janar, feston përvjetorin e lindjes së inxhinierit të shquar shqiptar Karl Gega, Doktor i Shkencave Matematike, u lind në Venedik më 1802. Pas diplomimit punoi për hapjen e rrugëve malore në Italinë e Veriut. Si inxhinier dhe kryeinxhinier ai projektoi dhe ndërtoi disa rrugë, ura, diga, kanale dhe ndërtesa. Nën drejtimin e tij u ndërtua hekurudha Vjenë-Grac-Trieste, e cila u përurua në vitin 1844. Ai projektoi dhe këmbënguli për ndërtimin e hekurudhës dhe tunelit malor të Semeringut, që kundërshtohej nga kolegët e tij dhe e çoi Karl Gegën në vetvrasje. Përfundimi me sukses i kësaj vepre shumë të vështirë ndërtimore, e përjetësoi inxhinierin e shquar shqiptar. Në stacionin e Semeringut edhe sot lartohet përmendorja e tij.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
2 Shtator 1500, u hap shkolla më e vjetër shqiptare jashtë vëndit, në Venedik
-
2 Shtator 1858, me kërkesë të Said Toptanit, u çel në Tiranë shkolla laike
-
2 Shtator 1878, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, i kërkon Mehmet Ali Pashës të largohej
-
2 Shtator 1892, lindi Dom Lazër Shantoja, klerik dhe shkrimtar
-
2 Shtator 1909, u çel “Normalja” e Elbasanit; e para shkollë e mesme pedagogjike