Në Shkodër, më 10 Gusht 1882, u lind patrioti dhe shkrimtari Risto Siliqi. Mësimet e para i mori në vendlindje. I përndjekur nga pushtuesit osmanë, bashkë me 3 vëllezërit, u detyrua të arratiset në Çetinë, ku hapën hotelin “Albania”, që u bë qëndër e kryengritësve shqiptarë. Në vitin 1905, u lidh me Hil Mosin, Luigj Gurakuqin dhe patriotë të tjerë dhe bashkëpunuan për çështjen shqiptare. Më 1911, u kthye në Shkodër dhe në gazetat e kohës, demaskoi politikën e xhonturqve. Në qershortë vitit 1913, Hil Mosi bashkë me Karl Sumën, botuan gazetën “Shqypnia e re”, ku panë dritë shumë shkrime të tij. Ndërkohë bashkëpunoi edhe me gazetën “Atdheu”, që delte në Kostancë të Rumanisë dhe në Shkodër. Si pjesëtar i rrymës demokratike, pas shtypjes së Revolucionit të Qershorit, u largua nga politika dhe punoi si avokat, deri sa vdiq në vitin 1936.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Mars 1373, përfundoi qëndisja e veprës “Epitafi i Gllavenicës”
-
22 Mars, shënohet sot dita ndërkombëtare kundër diskriminimit
-
22 Mars 1992, zgjedhjet e dyta pluraliste në Shqipëri i fitoi Partia Demokratike
-
22 Mars 1932, u nda nga jeta korifeu gjerman Johan Volfgang Gëte
-
22 Mars 1895, u shfaq në Paris filmi i parë në botë, pas 10 vitesh kjo ndodhi në Shqipëri

