Në Prill të vitit 1258, midis despotit të Epirit Mihali II dhe mbretit Manfred nga shtëpia Hohenshtaufen, që sundonte në Italinë e Jugut, si biri i perandorit gjerman, u lidh një aleancë ushtarake, që u përforcua me martesën e së bijës së despotit me Manfredin. Si prikë, dhëndërit iu dorëzuan ishulli i Korfuzit, kështjella e Sopotit dhe Butrintit, si dhe qytetet kryesore të bregdetit shqiptar, Durrësi, Spinarica, Berati dhe Vlora.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Mars 1792, shënohet punimi i parë i ikonografit shqiptar Gjergj Çetiri
-
25 Mars 1821, shpërtheu lufta çlirimtare e popullit grek kundër Perandorisë Osmane
-
25 Mars 1877, lindi në Prizren kleriku Dom Pashko Krasniqi
-
25 Mars 1897, Faik Konica botoi revistën “Albania”
-
25 Mars 1917, u themelua në Korçë shoqëria “Përparimi”




