Në Selanik, më 5 Gusht 1923, u nda nga jeta atdhetari ynë, veprimtari i shquar i Rilindjes Kombëtare dhe i periudhës së Pavarësisë, Pandeli Çala. Mësimet e para, i mori në Liceun Francez në Egjipt. U diplomua në Universitetin e Kajros. Që student, u angazhua me lëvizjen patriotike të mërgimtarëve shqiptarë në Egjipt, Turqi dhe Rumani. Në vitin 1908, është ndër pjesëmarrësit aktivë të Kongresit të Manastirit, anëtar i Komitetit për Lirinë e Shqipërisë. Pandeli Çala ishte njeri i penës por dhe i pushkës, kur duhej. Me 1908, dha ndihmesën e vyer për ngritjen dhe zhvillimin e veprimtarisë artistike dhe patriotike të bandës frymore “Liria”, të Korçës dhe kur shpërthyen kryengritjet e përgjithshme antiosmane, që shpunë në ngritjen e flamurit në Vlorë, ai organizoi çetat e luftës për liri dhe vetë u rreshtua me armë në dorë dhe luftoi përkrah Muharrem Rushitit dhe çetës së tij, që vepronte në Çamëri. Mori pjesë ne çetat e Lushnjës, Vlorës dhe Cakranit, përfaqësoi luftëtarët e lirisë në Kuvendin e Sinjës, firmosi aktin e Pavarësisë në Kuvendin e Vlorës, më 28 Nëntor 1912.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Qershor 1405, u nënshkrua pakti për statusin e qytetit midis Komunës së Ulqinit dhe Republikës së Venedikut
-
24 Qershor 1716, komandanti turk Xhanum Hoxha, sulmoi Drimadhën, ku u zhvillua një betejë e përgjakshme
-
24 Qershor 1741, u nda nga jeta poeti nga Hora e Arbëreshëve në Siçili, Nikollë Brankati
-
24 Qershor 1879, u botua gazeta e parë shqipe në Shqipëri, “Ishkodra”
-
24 Qershor 1896, u hap fabrika e parë e blojës në Durrës