Në qytetin e trazuar të Vlorës, më 23 Maj 1924, u mbajt kuvendi i 43 deputetëve demokratë dhe parisë vlonjate. Ata vendosën të kundërshtojnë qeverinë zogiste për padrejtësitë që bënte dhe të përballojnë edhe me armë, çdo akt antidemokratik të saj. Po atë ditë, u mbajt “Kuvendi i krahinës së Labërisë”, që vendosi të hidhej në kryengritje. Kundër qeverisë, u shpall edhe garnizoni ushtarak i Përmetit, i udhëhequr nga nënkolonel, Kasem Qafëzezi. Pas këtyre ngjarjeve u formua Komisioni për drejtimin e lëvizjes që kryesohej, nga Fan Noli. Ai, caktoi udhëheqësit ushtarakë: në Jug Kasem Qafëzezin, në Shkodër Rexhep Shalën dhe për zonën e Kosovës dhe të Dibrës Bajram Currin. Njësitë kryengritëse numëronin 12 mijë vetë, shumica fshatarë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
12 Janar 1862, lindi Anton Xanoni, shkrimtar, studiues e gjuhëtar
-
12 Janar 1917, doli në Vjenë numri i parë i gazetës shqiptare “Vllaznija”
-
12 Janar 1920, protestë për Konferencën e Paqes; ndërgjegja njerëzore nuk e pranon copëtimin e Shqipërisë
-
12 Janar 1924, Sali Ceka nxori numrin e parë të gazetës “Ku vemi”
-
12 Janar 1923, përkujtohet sot albanologu çek Urban Jarnik
