Më 11 Maj 1912, në Dibër, u mbajt “Kuvendi i Dheut”, ku dibranët lidhën besën për të luftuar kundër pushtuesve osmanë. Besa u lidh edhe midis kryengritësve të Mirditës, Kthellës, Malësisë së Lezhës dhe Bregut të Matës. Po atë ditë plasi pushka në Zall të Rroboshtës, ku ushtria turke u thye dhe la mbi 20 të vrarë, shumë të plagosur dhe armatime. Beteja të tilla, ishin ngjarje të ditës në ato kohra të kryengritjes së madhe, që solli çlirimin e vendit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
14 Dhjetor 1447, Skënderbeu përmbyll marrëveshjen me mbretin e Napolit
-
14 Dhjetor 1913, Ismail Qemali demaskon ndërhyrjet brutale të Fuqive të Mëdha
-
14 Dhjetor 1922, Parlamenti Shqiptar miraton “Kanunoren” si kushtetutë
-
14 Dhjetor 1924, shënohet fundi i Qeverisë së Nolit
-
14 Dhjetor 1929, Ankaraja suprimon Legatën Mbretërore Shqiptare
