Kleriku, studiuesi dhe gazetari Frano Gjenoviçi, ndërroi jetë më 28 Prill 1937. Ai u lind në Alzzano Magiore, qytezë në afërsi të Bergamos, në vitin 1864. Mësimet e para, i mori në vendlindje. Më pas, iu përkushtua çështjes fetare dhe ndoqi studimet teologjike. Pas diplomimit në Krakov të Polonisë, u emërua prift në Shkodër. Frano Gjenoviçi, është një nga gazetarët më të hershëm të shtypit shqiptar. Në vitin 1897, ai drejtoi fletoren “Lajmëtari”. Për disa vite rresht, ai ishte kryeredaktor i revistës “Elcia e zemrës t’Jezu Krishtit” dhe shtojcës së saj “Përparimi”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
29 Tetor 1908, themelimi i Klubit “Labëria”
-
29 Tetor 1909, shoqëria femërore “Ylli i mëngjesit” shfaq dramën “Vilhelm Teli”
-
29 Tetor 1914, “misioni sanitar” i Italianëve pregatiti pushtimin e Vlorës
-
29 Tetor 1937, aparati i parë “Rentgen” kundër turbekulozit
-
29 Tetor 1981, premierë e filmit “Në prag të lirisë”


