27 Prilli i vitit 1947, do të mbetet një datë e shënuar në historinë e Teatrit Popullor dhe të dramaturgjisë sonë: atë mbrëmje u vu në skenë komedia e Molierit “Tartufi”. Një meritë të veçantë për suksesin e madh që pati spektakli i takon regjis së Sokrat Mios, i cili si njohës i mirë i dramaturgjisë franceze në përgjithësi dhe i krijirntarisë së Molierit në veçanti, realizoi një shfaqje që do të mbetet si shëmbull në repertorin e trupës sonë kombëtare. Suksesin e pjesës e siguroi dhe loja e bukur e artistëve tanë të talentuar Gjon Karma, Behije Çela, Drita Pelinku, Andon Pano, etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
5 Tetor 1395, sundimtarja e Vlorës i kërkon mbrojtje Venedikut
-
5 Tetor 1583, kalendari Gregorian filloi të përdoret në Shqipëri
-
5 Tetor 1732, u hap kolegji arbëresh i Shën Adrianit
-
5 Tetor 1884, lindi Sulejman Delvina, Kryeministër i Shqipërisë
-
5 Tetor 1913, shënohet ndeshja e parë ndërkombëtare e futbollit shqiptar