Punimi i parë i ikonografit shqiptar Joan Çetiri apo Joan Katros, mban datën 25 Mars të vitit 1792. Ai i përket familjes së piktorëve të afreskeve dhe ikonave, që kanë punuar kryesisht në Myzeqe dhe në Shqipërinë e mesme me prejardhje nga Grabova e Elbasanit. Së bashku me të vëllanë, Gjergjin, kanë pikturuar kishën e Shën Mitrit në Mezhan të Myzeqesë, muret e kishës së Shën Kollit në Vanaj të Fierit, ikonat e katedrales në kalanë e Beratit. Pikturat e tij shquhen për frymën popullore, karakterin krahinor të veshjeve me ornamente të frymëzuara nga zonat myzeqare. Kishat e zbukuruara nga peneli i Joanit dhe pinjollëve të tjerë të familjes së talentuar, janë shpallur të gjitha monumente kulture, sepse ruajnë vlera të mëdha shpirtërore dhe artistike.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
11 Mars 1851, u luajt për herë të parë opera “Rigoleto”
-
11 Mars 1911, doli në Bullgari numri i parë i gazetës “Liri e Shqipërisë”
-
11 Mars 1920, repartet ushtarake Franceze i dorëzuan Shkodrën forcës kombëtare Shqiptare
-
11 Mars 1923, u mbajt në Korçë demostrata e bukës
-
11 Mars 1933, lindi aktori shqiptar Vangjel Heba



