Më 4 Mars 1993, në Tiranë, u hap Galeria e Parë private e arteve figurative “TE&Gi” me drejtor Tefik Dedej. Në ditën e përurimit ekspozuan veprat e tyre 15 piktorë. Pas ekspozitës së parë pasuan edhe 99 të tjera me rreth 70 mijë vizitorë. Galeria “Te&Gi” e ka shtrirë veprimtarinë e saj edhe jashtë vendit, është anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare e Artit në Angli dhe ka marrëdhënie me disa galeri europiane.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Tetor 1900, u shua poeti ynë kombëtar Naim Frashëri
-
20 Tetor 1715, botimi i Françesko da Leçe, libër themelor i gramatikës shqip
-
20 Tetor 1752, u pikturua nga vëllezërit Zografi kisha e “12 Apostujve”
-
20 Tetor 1784, testament i tregtarit Shkodran Gjergj Kraja
-
20 Tetor 1880, u mbajt Kuvendi i Përgjithshëm, në Dibër