Pedagogu dhe studiuesi i shquar Lirak Dodbiba, u lind në Elbasan, në Nëntor të vitit 1912. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe në Itali dhe u diplomua në Universitetin e Lionit për psikologji. Pas kthimit në atdhe emërohet inspektor i Arsimit në Berat. Në prill të vitit 1941, bashkë me shumë arsimtarë të tjerë, shkon vullnetar për të dhënë mësim në shkollat e Kosovës. Pas kthimit dha mësim në institutin Teknik “Karl Gega” në gjimnazin e Tiranës dhe më pas më institutin Pedagogjik që u hap në Tiranë. Ai ka lënë 6 metodika të mësimdhënies së gjuhës shqipe, tekste mësimore për pedagogjinë, psikologjinë dhe logjikën, është autor i fjalorëve terminologjik, tekniko-shkencorë në tri gjuhë për 17 degë të shkencave, bashkëautor i Atlasit Linguistik të Mesdheut që është botuar nga Fondacioni Grigorio Cini di Venezia. Në bashkëpunim më pedagogun Petër Elezi kanë pregatitur dhe botuar tekstin “Gramatika e gjuhës shqipe”. Dodbiba është dekoruar me titullin “Mësues i Merituar”, “Bashkëpunëtor i vjetër shkencor” dhe është dekoruar me disa medalje dhe urdhëra. U nda nga jeta më 14 Shkurt 1982.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Mars 1592, arbëreshi Lek Matranga përktheu në shqip katekizmën “E mbesuame e kërshtere”
-
20 Mars 1752, lindi sulltani i Perandorisë Osmane Abdyl Hamiti I
-
20 mars 1802, letra e Ali Pash Tepelenës për mbretin e Sicilisë
-
20 Mars 1827, Bibla, libri më i lexuar në botë u përkthye e botua në shqip nga Vangjel Meksi
-
20 mars 1880, lindi në Vranisht të Vlorës patriot Sali Murati

