Me vendim të Këshillit të Ministrave, me 1 Shkurt 1937, u ngrit Komisioni Shtetëror për festimin e 25 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare. Ai kishte për detyrë që, me këtë rast tu tregonte shqiptarëve por sidomos të rinjve, se “Krijimi i Mëvetësisë Kombëtare erdhi prej Shqiptarëve, dhe jo se shqiptarëve Mëvetësia u erdhi peshqesh prej të huajve”. Komisioni përbëhëj nga prof. Karl Gurakuqi, Benedikt Blinishti dhe Irakli Noçka. Më pas në përbërjen e tij u përfshinë edhe figura të tjera të shquara. Komisioni i hapi rrugë botimit të “Visareve të Kombit”, dhe ngriti i pari problemin e Radio-Tiranës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
1 Shkurt 366, u shua August Juliani “Perandori Filozof” me origjinë ilire
-
1 Shkurt 1911, Mihal Grameno botoi në Korçë gazetën “Koha”
-
1 Shkurt 1914, ndërkombëtarët i kërkojnë Esat Pashë Toptanit të japë dorëheqjen
-
1 Shkurt 1920, filloi zyrtarisht punën Qeveria e Kongresit të Lushnjes
-
1 Shkurt 1935, lindi gjeologu i shquar Vasfi Duka



