1 Shkurt 1937, Shqipëria filloi të marrë dhe japë “lajme të jashtme” nga Reuters, e agjensi të tjera

Më Shkurt 1937 u vu në shfrytëzim Radiostacioni i Drejtorisë së Shtypit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, që drejtohej nga Dr. Mihal Sherko. Stacioni kishte tre teletajpe që lidheshin me agjensitë telegrafike DNA të Berlinit, Agjensinë “Havas” të Parisit dhe “Stefani” të Romës. Më pas u instalua teletajpi i katërt që lidhej me agjensinë “Reuters” të Londrës. Radiostacioni furnizonte shtypin me lajme të jashtme dhe transmetonte lajme e njoftime nga Shqipëria për Europën, Ameriken etj.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare