Në Stamboll, më 24 Dhjetor të vitit 1876, u mblodh Konferenca e 6 Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha. Ditën e hapjes, porta shpalli Kushtetutën dhe Konferenca i vazhdoi punimet në Londër. Si rezultat i saj u nënshkrua Protokolli, sipas të cilit Bosnjë-Hercegovina dhe dy provinca bullgare, shpalleshin autonome. Në njërën prej provincave bullgare përfshiheshin trojet shqiptare të Kaçanikut, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës dhe të Dibrës. Edhe Malit të Zi, sipas protokollit, duhej ti jepeshin disa troje shqiptare.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
13 Dhjetor 1877, formohet Komiteti i Stambollit
-
13 Dhjetor 1909, drama “Besa” e Sami Frashërit
-
13 Dhjetor 1913, Fuqitë e Mëdha urdhërojnë tërheqjen e grekëve nga tokat shqiptare
-
13 Dhjetor 1920, Qeveria e Iljaz Vrionit shpreh vullnetin për fqinjësi të mirë
-
13 Dhjetor 1928, Konventa mbi shërbimin konsullor midis Shqipërisë dhe Greqisë

