Në fillim të Prillit 1941, pushtuesit italianë ngritën radiostacionin e Korçës. Trasmetimet e rregullta filluan, më 8 Prill të atij viti. Fashistët synonin t’a shfrytëzonin Radio-Korçën, për nevojat e propagandës së tyre, por personeli kërkonte-dhe gjente kanale, për ta bërë atë të dobishëm për popullin dhe vendin. Në shtator të vitit 1943, njësiti i rezistencës antifashiste të Radios, në bashkëpunim me njësitin gueril partizan të Korçës, në mes të ditës, e çmontuan radiostacionin dhe e transportuan në Bakull të Voskopojës. Ai u shfrytëzua gjatë Kongresit të Parë të Rinisë Antifashiste, që u mbajt në Helms të Skraparit. Pas çlirimit, radiostacioni u rivendos në Korçë dhe deri në vitin 1980, vazhdoi të përhapë emisionet, që dëgjoheshin në të gjithë vendin.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
29 Shtator 1555, ndërroi jetë Kara Ahmet Pasha, vezir i madh i Perandorisë Osmane, me prejardhje shqiptare
-
29 Shtator 1879, u themelua në Bukuresht “Shoqëria Kombëtare”, sekretar i përgjithshem Lasgush Poradeci
-
29 Shtator 1879, doli në Athinë numri i parë i gazetës “Zëri i Shqipërisë”
-
29 Shtator 1886, u shua poeti arbëresh Vinçenc Stratigoi
-
29 Shtator 1923, në Këshillin e Lartë, opozita braktisi seancën në shenjë proteste