Në fillim të Prillit 1937, u botua e plotë kryevepra e At Gjergj Fishtës “Lahuta e malcis”. Dy pjesët e para të saj autori i pat botuar në Zare, koloni e vjetër shqiptare në Dalmaci. Veprën e plotë e botoi shtypshkronja Françeskane në Shkodër. Libri pati jehonë të madhe në të gjithë vendin, po dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Në një takim të poetëve nga e gjithë bota në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara, autori i “Lahutës së malcisë” u propozua zyrtarisht për çmimin “Nobel”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
12 Gusht 1461, ekspedita e Gjergj Kastriot Skënderbeut në ndihmë të Mbretit të Napolit
-
12 Gusht 1860, vdiq piktori francez Aleksandër Deka
-
12 Gusht 1912, kryengritësit shqiptarë marrin Shkupin
-
12 Gusht 1920, u themelua në Stamboll, shkolla fillore “Kosova”
-
12 Gusht 1928, shoqëria H.H.”Ruston” merr në konçension rajonin naftëmbajtës në Myzeqe