Në Qendrën Spitalore në Hajdelberg të Gjermanisë, më 8 Maj 1997, u nda nga jeta Abdyl Lahni, luftëtar i vendosur i çështjes kombëtare. U lind në Gllamik të Podujevës, më 1941, në një familje të varfër fshatare. Në vitin 1964, u arrestua dhe u dënua me 10 vjet burgim, që e vuajti në burgun e tmerrshëm të Goli Otokut. Edhe pas lirimit, vazhdoi veprimtarinë patriotike dhe përsëri arrestohet dhe dënohet nga shovinistët serb.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
13 Nëntor 1522, u shua Marin Barleti, historiani dhe humanisti i shquar
-
13 Nëntor 1912, protestë e Arbëreshëve kundër synimeve shoviniste
-
13 Nëntor 1913, lindi gjeologu dhe pedagogu i shquar Injac Ndoja
-
13 Nëntor 1937, shoqata e miqësisë Shqipëri-Greqi
-
13 Nëntor 1937, Sali Nallbani, kampioni shqiptar i tenisit fiton kupën “Malvezzi”
