Shkrimtari, gazetari dhe studiuesi Justin Rrota u lind në Shkodër më 7 Shkurt 1889. Arsimin bazë e mori në Kolegjin Françeskan ndërsa studimet e larta i kreu në Austri. Që në rini ishte marrë me studime gjuhësore. Ai botoi në revistën “Ylli i dritës” shumë artikuj e studime mbi çështjet gramatikore dhe ortografike, mbi historinë e letërsisë shqipe e të huaj etj. Emrin e tij e ndeshim edhe në organe të tilla si “Shkolla e re”, “Leka” etj. Ai drejtoi revistën “Zani i Shna Ndout”. Shpesh përdorte edhe pseudonimet “Irs”, “Viktor”, “Patër Ndou” etj. Justin Rrota është autor i librave “Literatura Shqype” botuar më 1925, “Analizimi i rasave t’emnit”, “Për historinë e alfabetit shqyp” etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
7 Shtator 1457, Skënderbeu godet si rrufe! Në betejën e “Ujit të Bardhë” Hamzai dhe Isak Bej Evrenozi u thyen keqas
-
7 Shtator 1894, u nda nga jeta Françesk Anton Santori, poet e dramaturg Arbëresh
-
7 shtator 1910, lindi Profesor Aleksandër Buda, historian studiues, “Mësues i Popullit”
-
7 shtator 1918, lindi gazetari Maqo Afezolli
-
7 shtator 1922, Ahmet Zogu ndaloi hyrjen në Shqipëri të “Diellit”, gazeta e “Vatrës” së Bostonit