Në kampin ushtatak të Gjergj Kastriotit në Lezhë, ku ishin mbledhur dhe zotër të tjerë shqiptarë, bashkëluftëtarë të Skënderbeut, më 4 Tetor 1448 u nënshkrua paqja midis shqiptarëve dhe venedikasve. Traktati i Paqes me Venedikun, është një dokument ndërkombëtar që dëshmon për qënien e Shtetit të Përqëndruar Shqiptar, për politikën e tij të jashtme dhe marrëdhëniet me shtetet e tjera të fuqishme të rajonit. Rëndësia praktike e tij, qëndroi në faktin se, evitoi luftën në dy fronte dhe i krijoi mundësi shqiptarëve,të ndihmojnë aleatët hungarezë,në luftën kundër osmanëve.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
18 Nëntor, zbulohet arti i pagëzimit të prijësit të bullgarëve në Mallakastër
-
18 Nëntor 1912, trupat serbe depërtojnë në qytetin e Lezhës dhe rrethojnë Shkodrën
-
18 Nëntor, lindi shkrimtari arbëresh Françesko Solano
-
18 Nëntor 1943, Çlirimi i Libohovës
-
18 Nëntor 1940, lindi Dhimitër Prifti, doktor i shkencave gjeologjike

